Kurti qytetarëve: Kur të kaloi nëpër Serbi mos bini pre e provokimeve dhe kontaktoni numrat emergjent që ka publikuar MPB-ja

Kryeministri Albin Kurti, të enjten në konferencën për media, pas mbledhjes së qeverisë ka bërë thirrje ftoj qytetarët që kur të kalojnë nëpër Serbi mos të bien pre e provokimeve dhe të kontaktojnë numrat emergjent që ka publikuar MPB-ja.

“Me ministrin Sveçla jemi para jush pas ndalimit të qindra qytetarëve tanë nga autoritet serbe. Unë i bëjë thirrje qytetarëve tanë që të përcjellin me vëmendje njoftimet nga MPB-ja dhe MPJD-ja  dhe nga Policia. I ftoj qytetarët që kur të kalojnë nëpër Serbi mos të bien pre e provokimeve dhe të kontaktojnë numrat emergjent që ka publikuar MPB-ja. Gjatë mbledhjes së qeverisë u njoftuam për lirim e 4 policëve por jo edhe zëvendës drejtorit, Jankoviq. Ai do të duhej të ishte sot në ceremoninë e diplomimit të policëve. Ritheksojmë kërkesën tonë për lirimin e menjëhershme të zv drejtorit”, ka thënë ai.

 

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi