Kryeministri Albin Kurti do të shkojë nesër në Gjilan për vendosjen e gurthemelit të një çerdheje të re, sipas një ftese që Ministria e Arsimit ua ka dërguar sot mediave.
Sipas këtij njoftimi, shefi i Qeverisë, së bashku me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni do të jenë në këtë ngjarje në orën 10:00.
“Vendosja e gurëthemelit bëhet nesër, më 04 mars 2025, në ora 10:00, në agjen “Livadhet e Arapit” në Gjilan”, thuhet në njoftim.
Pikërisht të martën në 10:00, Kurti është urdhëruar nga Gjykata Themelore e Prishtinës që të paraqitet në Prokurorinë Speciale për ta dhënë dëshminë në cilësinë e dëshmitarit, në rastin e dyshimeve për keqpërdorimet me rezervat shtetërore.
Kurti paraprakisht ka refuzuar tri ftesa të Prokurorisë Speciale për intervistim.