Kurti shkon ‘me urgjencë’ në Tiranë për ta takuar Ramën

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjendet në Shqipëri ku edhe ka takuar kryeministrin e Shqipëria, Edi Ramën edhe pse nuk ishte paralajmëruar nga Kurti. Ai pas konferencës për mediat pas takimit me Rrahman Jasharajn, tha se ka një takim urgjent dhe se duhet të largohet pa pranuar pyetje nga mediat.

Report Tv ka siguruar pamjet nga mbërritja e Kurtit në ambientet e Vilës 30, ndërsa takimi është zhvilluar larg vëmendjes së mediave.
Ende nuk ka detaje në lidhje me arsyet e takimit apo vizitës së kreut të qeverisë së Kosovës,.

Duhet theksuar se sot Kurti ka lënë konferencën e përbashkët me ministrin e Financave, Hekuran Murati dhe ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, duke thënë se ‘po shkon në një takim urgjent’.

Kategoritë
LajmeVendi