Kurti s’tregon nëse ka qenë i ftuar nga Ambasada Amerikane për Asociacionin: Kabineti im është atje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka dashur të komentojë takimin e thirrur nga Ambasada Amerikane në Kosovë, ku do të diskutohet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Kurti tha se në atë takim është kabineti i tij qeverisës, ndërsa nuk ka dhënë detaje nëse ka qenë i ftuar edhe vet ai.

“Takimi ka filluar atje dhe kabineti im është atje” , tha shkurt Kurti.

Kategoritë
LajmeVendi