Kurti takohet me zëvendësministrin e Emirateve të Bashkuara: Kosova destinacion i përshtatshëm për të bërë biznes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar në New York nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Abdullah bin Zayed bin Sultan Al Nahyan.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se Kurti gjatë takimit i ka falenderuar Emiratet e Bashkuara Arabe për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.

“Diskutuan mbi fuqizimin e bashkëpunimit dhe rritjen e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve. Kryeministri Kurti theksoi avantazhet që ofron Kosova si destinacion i përshtatshëm dhe i volitshëm për investime dhe ambientin e të bërit biznes, duke i ftuar kompanitë që të vijnë ta njohin më gjerë vendin tonë e të investojnë në fusha me interes të përbashkët”, thuhet në njoftimin.

Kurti e njohu Zëvendëskryeministrin e njëherësh Ministrin e Punëve të Jashtme, Abdullah bin Zayed bin Sultan Al Nahyan, edhe me përpjekjet e avancimin e shtetit tonë drejt energjisë së gjelbër e të ripërtërishtme, veçanërisht ankandin e suksesshëm të zhvilluar e ato të ardhshme që priten këtë vit, si një mundësi e mirë për investitorët.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi