Kurti takoi ambasadorin e Italisë në Kosovë, De Riu, flasin për formimin e institucioneve pas certifikimit të rezultateve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti priti sot në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu.

Temë diskutimi ishte mbarvatja e zgjedhjeve të 9 shkurtit si dhe forimimi i institucioneve.

”Diskutuan për zhvillimet në vend, me theks te mbarëvajtja e zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe hapat për formimin e institucioneve pas certifikimit te rezultateve”, thuhet në njoftim.

Në takim gjithashtu u theksua rëndësia e forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe Kosovë-Itali./Indeksonline/

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi