Kurti thirrje komuniteteve: Bëhuni pjesë e Policisë së Kosovës, ta ruajmë sigurinë në veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ftuar pjesëtarët e komuniteteve pakicë në Kosovës që të aplikojnë për t’u bërë pjesë e Policisë së Kosovës në konkursin që mbetet i hapur deri më 26 janar.

Ai ka thënë se Policia e Kosovës është në shërbim të të gjithëve.

“Konkursi është i hapur deri më 26 janar. Me këtë rast ftoj të gjithë qytetarët e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë – serbë, boshnjakë, turq, goranë, romë, ashkali, egjiptianë, kroatë dhe malazezë – që ta shfrytëzojnë këtë mundësi, të aplikojnë dhe të angazhohen për sigurinë e të gjithë qytetarëve brenda komunave në veri të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Kurti.

Kjo thirrje e kryeministrit vjen pas dorëheqjeve masive të pjesëtarëve serbë nga Policia e Kosovës në veri dhe institucione të tjera të vendit.

Kategoritë
LajmeVendi