Kreu i Qeverisë së Kosovës dhe kryetari i LVV-së, Albin Kurti, ka mbajtur një tubim me qytetarë të Kaçanikut, ku edhe iu ka folur për luftim të korrupsionit e për sovranitet më shumë në Veri të vendit.
Kurti thotë se këto që kanë ndodhur përgjatë 4 viteve duhet të vulosen më 9 shkurt,
“Jemi shumë falënderues për rolin e mërgatës, por është e rëndësishme që këto katër vite kur kemi pasë më shumë demorkaci, më shumë luftim të korrupsionit, e më shumë sovranitet e integritet territorial e sidomos më shumë sovranitet në Veri të Kosovës, t’i vulosim më 9 shkurt”, ka thënë Kurti.
Ai është munduar t’i bind kaçanikasit për ta votuar duke thënë se ka trefishuar buxhetin për ushtri e se e ka shumëfishuar armatimin e municionin.
“Kemi trefishu buxhetin për ushtri, kemi katërfishu trajnimet jashtë, kemi dyfishu numrin e ushtarëve, e kemi shumëfishu numrin e armatimit e municionit”, ka thënë Kurti.