Kurti uron për 17-vjetorin e Pavarësisë: Republika jonë është më e fortë se kurrë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se 17-vjetori i Pavarësisë e zë Kosovën me arritje dhe suksese që janë punuar mbi amanetin e dëshmorëve.

Kurti nga mbledhja solemne e qeverisë për nder të përvjetorit të pavarësisë u ka uruar gjithë qytetarëve të Kosovës 17-vjetorin e shtetësisë.

“Liria për të cilën kemi sakrifikuar kaq shumë kërkon demokraci e cila mundëson që të dëgjohet zëri i popullit dhe të drejtat e tyre”, tha Kurti.

Ai tha se tani kemi institucione që garantojnë të drejtat e njeriut dhe pakicat.

“Republika jonë është më e fortë se kurrë. Ekonomia po rritet shpejt dhe  qëndrueshëm, kemi ndërtuar shtet solidar për qytetarë. Po lëvizim në 38 shtete pa viza. Kurse jemi indeksuar më lartë për rend dhe ligj”, tha Kurti duke theksuar se prinë Kosova sot prinë dhe për të drejtat politike dhe civile.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi