Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka vizituar për ngushëllime familjen Qerkini, me rastin e ndarjes nga jeta disa ditë më parë të Bajram Qerkinit.
Ai u ka shprehur ngushëllime familjarëve si edhe miqve të Bajram Qerkinit.
Në komunikatën e ZKM-së, shkruhet mes tjerash se Qerkini ‘‘do të kujtohet si shembull i përkushtimit në kërkimin e së vërtetës për të zhdukurit gjatë luftës dhe simbol të forcës dhe durimit të prindit
I ndjeri Qerkini, ishte Kryetari i Shoqatës “Zëri i Prindërve”, njëherësh edhe përfaqësues i shoqatës së familjarëve në Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur.
Të hënën e kësaj jave, kryeministri Kurti, i dërgoi familjes një telegram ngushëllimi, në të cilin u shpreh se kontributi i Bajram Qerkinit, do të mbetet në kujtesën tonë kolektive për dedikimin ndaj humanizmit dhe do të shërbejë si frymëzim në përpjekjet për çështjen e të zhdukurve me dhunë gjatë luftës në Kosovë’’, thuhet në njoftimin e ZKM-së.