Kurtit i duhen 10 mijë e 27 vota për ta kaluar Osmanin si më i votuari në Kosovë

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, në zgjedhjet e 9 shkurtit kur deri tani KQZ ka numëruar 99.96% të votave për kandidat, është më i votuari në vend, shkruan Reporteri.net.

Kandidati i VV-së për kryeministër, Albin Kurti është i pari me 290 mijë e 729 vota, pa llogaritur këtu votat e disaporës dhe ato me kusht.

Osmani në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, kur kishte garuar në listën e Vetëvendosjes, kishte marrë 300 mijë e 756 vota.

Në kohën kur zgjedhjet organizoheshin me lista të mbyllura e ku votat që merrte partia i shkonin drejtpërdrejtë liderit të partisë, rekordin e njeriut më të votuar në Kosovë e mbante ish-presidenti historik dhe themeluesi i LDK-së, Ibrahim Rugova.

Në zgjedhjet e vitit 2001, Lidhja Demokratike e Kosovës arriti që të mbledhë 359 mijë e 851 vota, apo 45.65%, e ku pati 47 deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi