Kush po fshihet pas sulmeve kibernetike me ‘Ransomware Petya’?

Kush po fshihet pas sulmit kibernetikë me ‘Ransomware Petya’?

Ukraina tha se ka prova se pas sulmit kibernetik të javës së kaluar me ransomware Petya fshihen shërbimet Ruse të sigurisë.

Agjencia Ukrainase e Inteligjencës, SBU, tha se ka informacione që tregojnë burimin e sulmit kibernetik të javës së kaluar por edhe atij të Dhjetorit që la ish vendin sovjetik pa energji elektrike për disa orë.

Sipas një lajmi të ‘Pc World’ firmat ukrainase ishin të parat që raportuan probleme me një maluer ditën e martë. Moska zyrtare ka mohuar çdo akuzë duket i quajtur të pabaza.

Virusi, i cili shkaktoi trazira në sistemet kompjuterike në mbarë botën duke ngrirë kompjuterët dhe kërkuar vlerë monetare për zhbllokimin e tyre, është i pamundur të gjurmohet.

Megjithatë sulmi goditi edhe firma të rëndësishme Ruse, duke nxitur hulumtuesit e sigurisë të besojnë se pas tij fshihet Kremlini.

Sipas shërbimeve sekrete të Ukrainës, ransomware ishte thjesht për të mbuluar qëllimin kryesore të sulmit i cili kishte për synim destabilizimin politik të Ukrainës.

Gjatë sulmit u prekën 150 kompani brenda 24 orëve. Virusi Petya vjen pas WannaCry i cili preku 200 shtete të botës, transmeton Gazeta e Re.

Kategoritë
BotaLajme