Kushtetuesja e Speciales hedh poshtë ankesën e Thaçit për shkeljen e të drejtave themelore

Gjykata Kushtetuese e Dhomave të Specializuara të Kosovës ka hudhur poshtë ankesën e ish-Presidentit Hashim Thaçi lidhur me pretendimet për shkeljen e të drejtave themelore.

Sipas vendimit, referimi kishte të bënte me regjimin e masave hetimore të posaçme të vendosura nga gjykatësi i vetëm ndaj të akuzuarit gjatë paraburgimit vitin e kaluar.

Thaçi kishte pretenduar se me vendosjen e masave, ishin shkelur nene të caktuara të Kushtetutës së Kosovës dhe të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore.

Ai gjithashtu ishte ankuar se monitorimi i bisedave të tij jo të privilegjuara ka cenuar të drejtën e tij për privatësi dhe disa aspekte të garantimit të gjykimit të drejtë.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi