Kuvajti goditet nga një tërmet 5 ballë

Departamenti i Zjarrfikësve të Kuvajtit bëri të ditur se nuk janë regjistruar dëme nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë 5 ballë ka ndodhur në orët e agimit në provincën Al-Ahmadi në Kuvajtin jugor, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë zyrtare të Kuvajtit KUNA, Abdullah al-Anzi, drejtor i Rrjetit Kombëtar Sizmologjik të Kuvajtit, ka thënë se tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 5 kilometrash.

Anzi ka deklaruar se tërmeti është ndjerë nga shumë njerëz në gjithë vendin.

Ndërkaq, Departamenti i Zjarrfikësve të Kuvajtit bëri të ditur se nuk janë regjistruar dëme nga tërmeti.

Kategoritë
BotaLajme