Kuvendit i propozohen pesë emra për anëtarë të Bordit të Trustit

Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se Komisioni për përzgjedhje të kandidatëve për anëtarë të Bordit Drejtues të FKPK-së i ka propozuar Kuvendit emrat për anëtarë të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës.

Emrat e propozuar janë: Emanuel Bajra (26,7 nga 30 pikë maksimale), Shpresim Vranovci(26,0 nga 30 pikë maksimale), Mimoza Mustafa (25,7 nga 30 pikë maksimale), Cyril Demaria-Bengochea(20,7 nga 30 pikë maksimale) dhe Trim Shala(20,3 nga 30 pikë maksimale).

“Si për pozitën e anëtarit me përvojë në përfaqësimin ose këshillimin e punonjësve apo përfaqësuesve të tyre ashtu edhe për pozitën e anëtarit me përvojë në përfaqësimin ose këshillimin e punëdhënësve, nuk ka qenë e mundur të përzgjidhen së paku tre kandidatë që kishin dorëzuar dokumentet e kërkuara dhe përmbushur kërkesat e specifikuara në konkurs. Andaj, proceset përkatëse të përzgjedhjes do të duhet të rishpallen”, thuhet në njoftimin e BQK’së.

Komisioni për përzgjedhje të kandidatëve për anëtarë të Bordit Drejtues të FKPK-së, përbëhet nga Guvernatori i përkohshëm i BQK-së, Bashkim Nurboja (kryesues), Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, dhe Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca.

Kategoritë
LajmeVendi