Kuzhinieri i njohur Nusret festoi titullin me lojtarët e Argjentinës por ky veprim i irriton tifozët

Nusret u bë i njohur në mbarë botën dhjetë vjet më parë për shkak të videove që postonte në rrjetet sociale dhe pas kësaj hapi disa restorante në mbarë botën dhe u bë milioner.

Nofka e tij është Salt Bae, që është edhe emri i restoranteve të tij. Restoranti i tij më i vizituar është ai në Dubai, ndërsa disa vite më parë ka hapur një restorant edhe në Londër, por të gjithë janë habitur nga çmimet e larta.

Restoranti i Nusretit vizitohet nga shumë personazhe të njohur, e kjo vlen sidomos për futbollistët të cilët vitet e kaluara shpesh pushojnë në Dubai dhe shpesh darkojnë në këtë restorant.

Nusret ka shfrytëzuar rastin për të parë live Botërorin dje në stadiumin Lusail. Mirëpo, ajo që ka zhgënjyer publikun në Argjentinë, por edhe në mbarë botën, është fakti se Nusret dje ka arritur të dalë në fushë dhe të festojë titullin e kampionit të botës me lojtarët e Argjentinës.

Nusret ka raporte të mira me disa lojtarë të Argjentinës, të cilët i ka shfrytëzuar maksimalisht për të dalë në fushë ditën e djeshme, por tifozët nuk janë të kënaqur që në fund arriti të marrë edhe trofeun.

Në fund, Nusret i publikoi të gjitha ato foto në profilin e tij në Instagram, por nuk e emocionoi publikun ashtu siç priste, pasi shumë kritikuan organizatorët që e lejuan të festonte me argjentinasit dhe sidomos ta merrte atë trofe në duar.

Kategoritë
LajmeSportTë ndryshme