I dyshuari për vrasje të shumëfishta në Cetinje është Aco Martinović (45 vjeç), nga ky qytet, i cili ndodhet në arrati. Fotografinë e tij e publikoi i pari Cafe del Montenegro (CdM), në mënyrë që banorët të mund të raportojnë pranë policisë nëse kanë informacion mbi lëvizjet e tij.
Sot, pas një grindjeje në një lokal në Cetinje, ai vrau katër persona dhe më pas u arratis. Më vonë u zbulua se ishin vrarë edhe dy fëmijë.
Sipas CdM, ai u arratis me një automjet Fiat karavan me ngjyrë të kaltër të errët.
Dy burra dhe një grua janë plagosur dhe janë dërguar për të marrë ndihmë mjekësore. Gjendja e tyre shëndetësore ende nuk është bërë e ditur, as shkalla e lëndimeve të tyre.
Policia u bën thirrje qytetarëve të Cetinjës që të ruajnë qetësinë dhe të qëndrojnë në banesat e tyre, ndërsa të gjitha njësitë policore të disponueshme janë në terren.