Lajçak e Escobar takojnë Listën Serbe, ia kërkojnë pjesëmarrjen në zgjedhjet e reja

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak i ka thënë Listës Serbe se është e nevojshme që serbët në Veri të marrin pjesë në zgjedhje.

Përmes një postimi në Twitter, Lajçak ka thënë se as një zgjidhje politike s’mund të arrihet pa popullatën e prekur.

Asnjë zgjidhje politike për uljen e tensioneve në veri të Kosovës nuk mund të arrihet pa popullatën e prekur. Me përfaqësuesit e Listës Serbe dhe shoqërisë civile, ne theksuam nevojën që serbët e Kosovës të marrin pjesë në zgjedhjet e reja“, ka shkruar Lajçak.

Lajçak, bashkë me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, janë takuar edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidenten, Vjosa Osmani.

Kategoritë
LajmeVendi