Lajçak nga Beogradi: Zbatimi i plotë i marrëveshjes për Asociacionin është element kyç për stabilitet

Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka thënë sot në Beograd se “presidenti serb Aleksander Vuçiq tregoi një qasje të përgjegjshme dhe gatishmëri për të marrë vendime të vështira në interes të paqes dhe perspektivës evropiane të Serbisë”, shkruan Danas.

Lajçak tutje ka shtuar se biseda ka qenë “shumë intensive dhe e vështirë, por e sinqertë dhe e hapur”.

Ai tutje ka thënë se për BE-në zbatimi i plotë i Asociacionit është element kyç për stabilitetin.

“Rezultati është se jemi të inkurajuar. Presidenti Vuçiq tregoi një qasje të përgjegjshme dhe gatishmëri për të marrë vendime të vështira në interes të paqes dhe perspektivës evropiane të Serbisë. Për ne, zbatimi i plotë i marrëveshjes për Asociacionin e Komunave Serbe është element kyç për stabilitet”, ka thënë  Lajçak.Ai tha se BE, SHBA, Franca, Gjermania dhe Italia “mbeten të bindura” se plani franko-gjerman për Kosovën, i cili u prezantua në shtator dhe u diskutua sot, “është mënyra më e mirë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe për Integrimi evropian i rajonit”.

Kategoritë
LajmeRajoniVendi