I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak ka thënë sot se nuk është bërë mjaftueshëm për gjykimin e përgjegjëseve për sulmin terrorit në Banjskë.
Në një intervistë për Radio Evropën e Lirë ai tha se sulmi ka qenë diçka e rrezikshme dhe e tmerrshme.
Agjencitë e sigurisë tashmë i kanë bërë deklaratat e tyre dhe unë vetëm mund të përsëris atë që kanë thënë. Natyrisht që ka qenë diçka shumë e tmerrshme dhe shumë e rrezikshme. Dhe, ka ndryshuar shumë gjëra në dinamikat rajonale. Pozicioni i Bashkimit Evropian është që gjithçka duhet të hetohet siç duhet dhe personat që janë përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi”, tha ai.
Tutje Lajçak e përmendi edhe terroristin Milan Radojçiq, që ende nuk është përballur me drejtësinë.Qartazi nuk mund të thuhet se është bërë mjaftueshëm kur njerëzit që janë përgjegjës, duke nisur me Millan Radoiçiqin, që e ka pranuar përgjegjësinë, nuk është përballur ende me drejtësinë. Natyrisht se askush nuk mund të thotë se është bërë mjaftueshëm. E përsërisim që ai duhet të mbahet përgjegjës për atë që ka bërë”, deklaroi Lajçak.