Emisari Special i Bashkimit Evropian Miroslav Lajçak, po qëndron për një vizitë zyrtare në Beograd.
Pas presidentit Aleksandar Vuçiq, ai është takuar edhe me kryenegociatorin e Serbisë në dialogun me Kosovën, Petar Petkoviq.
Lajçak pas takimit tha se me Petkoviqin, patën një diskutim të thellë rreth disa çështjeve të dialogut.
“Ne folëm edhe për perspektivat e një takimi të ardhshëm të kryenegociatorëve në Bruksel”, tha ai.
Miroslav Lajçak, nesër do të vij për një vizitë zyrtare në Kosovë.