Lajçak pasi dëgjoi Vuçiqin: Tash do t’i finalizojmë përgatitjet tona për të shtunën në Ohër

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak sot në Beograd, është takuar me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Lajcak përmes një cicërime në Tëitter tha se në këtë takim ka dëgjuar komentet e Vuçiqit mbi Aneksin e Zbatimit të propozimit evropian.

Emisari i BE’së tha se pasi i ka dëgjuar të dyja palët, atë të Kosovës dhe Serbisë, tashmë do t’i finalizojnë përgatitjet për takimin e të shtunës që do të mbahet në Ohër.

“Përfundova takimin tim të dytë me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq për të dëgjuar komentet e tij mbi Aneksin e Zbatimit dhe rrugën përpara për Marrëveshjen e BE-së. Pasi kemi marrë reagime nga të dyja palët, tani do të finalizojmë përgatitjet tona përpara takimit në Ohër të shtunën”.

Kategoritë
LajmeVendi