Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale, Miroslav Lajcak, ka theksuar të mërkurën në Shkup se anëtarësimi në BE nuk është një proces i lehtë, dhe si i tillë kërkon bërjen e kompromiseve historike.
“Anëtarësimi në BE është kërkues, ai kërkon kompromise historike dhe ka nevojë që e gjithë shoqëria të ketë sukses. Maqedonia e Veriut duhet të qëndrojë e fokusuar në realizimin e këtij qëllimi”, ka shkruar Lajçaku në platformën “X” të mërkurën.
Po ashtu më herët emisari evropian kishte njoftuar edhe Këshillin e Atlntikut Verior në NATO për zhvillimet e risitë në procesin e Dialogut për normalizim mes Kosovës dhe Serbisë.