Lajçak thotë se Serbia zbatoi marrëveshjen e 2013-ës, ndërsa Kosova nuk krijoi Asociacionin

I Dërguari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se Marrëveshja e Brukselit e vitit 2013 për Asociacionin nuk ishte zbatuar nga Kosova.

Ai shton në një intervistë për median sllovake “Dennikn”, se Serbia i ka kryer obligimet e veta nga ajo marrëveshje.

“Thelbi i asaj marrëveshjeje ishte se Serbia nga njëra anë do të shpërbënte strukturat paralele në Kosovë, kryesisht policinë dhe gjyqësorin, të cilat më pas do të bëheshin pjesë e sistemit juridik të Kosovës. Dhe në anën tjetër, Kosova do të krijojë një Bashkësi të komunave serbe. Pjesa e parë ndodhi, e dyta jo. Nuk dua të shkoj në të kaluarën dhe të vlerësoj pse ndodhi”, tha ai, transmeton Gazeta Express.

“Për mua është e rëndësishme që më 2 maj të kemi një takim të planifikuar mes presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Kurti në Bruksel, ku në agjendë do të jetë fillimi i procesit të krijimit të këtij komuniteti. Do të prezantohet drafti i statutit të saj, që është hapi i parë i detyrueshëm dhe i rëndësishëm”, shtoi ai.

Kategoritë
LajmeRajoni