Lajm i hidhur nga Turqia: Nga tërmeti humbën jetën kapiteni i Kombëtares së Hendbollit dhe djali i tij

E përqafove djalin, shkove në parajsë. Me vjen shume keq. Nuk kemi gjetur ende gruan dhe vjehrrën e Cemalit. Ne jemi duke punuar për këtë, tha kryetarja e Shoqatës së Hendbollit, Turkiye Kiliç.

Kapiteni i ekipit të hendbollit të Turqisë, Cemal Kutahya dhe djali i tij, Cinar Kutahya, vdiqën si pasojë e tërmeteve shkatërruese që goditën rajonet jugore të Turqisë javën e kaluar.

Dy tërmete shkatërruese me magnitudë 7.7 dhe 7.6 të shkallës Rihter goditën të hënën pjesët jugore të Turqisë me epiqendër në Kahramanmaras dhe ekipe të shumta shpëtimi po punojnë ende me zell për të kërkuar dhe shpëtuar njerëzit e bllokuar në rrënojat e ndërtesave.

“Me pikëllim të thellë mësuam lajmin për vdekjen e të dashurit tonë Cemal Kutahya, kapitenit të kombëtares sonë të hendbollit për meshkuj dhe djalit të tij Çinarit, të cilët u varrosën nën rrënojat e shtëpisë ku jetonin në Antakia. tha Federata Turke e Hendbollit (THF).

Duke i shprehur ngushëllime familjes Kutahya, THF deklaroi se do të bëjë gjithçka që emri dhe kontributi i tij në sport të mos harrohet kurrë.

“Faleminderit për gjithçka që i ke dhënë vendit tonë, Cemal. Jemi të lumtur me ju, nuk do t’ju harrojmë”, thuhet në deklaratë.

Presidenti i THF-së, Ugur Kiliç, deklaroi në Twitter se Cemal Kutahya ishte një njeri dhe sportist me zemër të madhe dhe një kapiten në kuptimin e vërtetë të fjalës.

“Ti përqafove djalin tënd, shkove në parajsë. Me vjen shume keq. Nuk kemi gjetur ende gruan dhe vjehrrën e Cemalit. Ne jemi duke punuar për këtë”, tha Kiliç.

Kategoritë
Sport