Lajm i keq për Kosovën para ndeshjeve të shtatorit, lëndohet Blendi Idrizi

Pak para ndeshjeve që Kosova i luan në shtator në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror, ka ardhur një lajm jo i mirë.

Mesfushori i talentuar dardan, Blendi Idrizi ka pësuar një lëndim në gju.

Kjo është konfirmuar nga klubi i tij, Schalke 04 që njoftoi se Idrizi nuk do të marrë pjesë në stërvitjen e klubit të paraparë për ditën e sotme.

Kosova i luan tri ndeshje gjatë shtatorit. Fillimisht në udhëtim ndaj Gjeorgjisë, e pastaj e pret Greqinë dhe më pas edhe Spanjën në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kujtojmë se Blendi Idrizi pati paraqitje fantastike në ndeshjet miqësore që Kosova i luajti në muajin qershor.

Madje, ai ishte vlerësuar lart edhe nga Challandes, që kishte thënë se ishte fituesi i atij grumbullimi.

“Ai eshte nje fitues në këtë grumbullim. Ka luajtur mirë. Ka pasur shumë agresivitet dhe tregoi se është një kandidat per mesfushë. Ai ka luajtur me ekipin e parë të Schalkes dhe ka bërë një punë të mirë. Është një lojtar që luan nga 16 metershi jonë deri te i kundërshtarit” – pati thënë trajneri i Kosovës, Bernard Challandes.

Kategoritë
LajmeSport