Lajmet e reja nga Mynihu: Më shumë se 20 të plagosur pas përplasjes së një makine, janë parë dy burra

Pasi një burrë u fut me makinë mes një grupi njerëzish në Mynih, po mbërrijnë informacione të reja nga ky qytet.

Policia ka raportuar në një televizion gjerman se të paktën 20 persona janë plagosur, disa prej tyre me lëndime të rënda.

Shoferi u arrestua menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nuk përbën më rrezik, tha policia.

Aktualisht nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për një sulm apo një aksident.

Dëshmitarët e incidentit i thanë gazetës gjermane Bild se dy burra ndodheshin në automjet kur ai u përplas me turmën.

Thuhet se policia e ka qëlluar njërin prej burrave.

Kujtojmë se Konferenca e Sigurisë në Mynih pritet të fillojë nesër, ndërsa sot pritet të mbërrijë presidenti i Ukrainës.

Kategoritë
BotaLajme