Lajmi i fundit: Erdogan zhvillon bisedë telefonike me Kurtin për zhvillimet e fundit në veri

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan zhvilloi bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe me presidentin serb Aleksandar Vuçiq . Erdogan ka biseduar me liderët për zhvillimet në veri të Kosovës

Sipas komunikatës për media nga presidenca e republikës së Turqisë, presidenti serb Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës Kurti i kanë përcjellë urimet e tyre Presidentit Erdogan për rizgjedhjen në krye të shtetit.

Gjatë takimeve, ku u diskutua edhe për marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale, presidenti Erdogan deklaroi se e vetmja rrugë për të vendosur paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm në rajon lidhur me zhvillimet në veri të Kosovës është avancimi i procesit të dialogut.

Presidenti Erdogan deklaroi se si Turqi, ata janë të gatshëm të kontribuojnë me pjesën e tyre në procesin e dialogut./Gazetaere

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi