LAJMI I FUNDIT: Erdoğan mund të fitoj pa balotazh me votat e diasporës, ja gjendja e fundit

Numërimi i votave po shkon drejt fundit për të përcaktuar rezultatin e një gare tripalëshe midis Presidentit Recep Tayyip Erdoğan, kandidatit kryesor të opozitës Kemal Kilicdaroğlu dhe Sinan Oğan, transmeton Gazeta e Re.

Qendrat e votimit u hapën në orën 08:00 (05:00 GMT) dhe u mbyllën në orën 17:00 (14:00 GMT). Organizatave mediatike u ndalohet të raportojnë rezultate të pjesshme derisa të hiqet pengesa në orën 21:00 (18:00 GMT).

Nëse asnjë kandidat nuk siguron më shumë se gjysmën e votave në raundin e parë të votimit, do të mbahet balotazhi i 28 majit.

Gjithsej 191.885 kuti votimi janë ngritur për votuesit në vend.

Në garë janë pesë blloqe shumëpartiake: Aleanca e Popullit, Aleanca e Kombit, Aleanca Ata, Aleanca e Punës dhe e Lirisë dhe Bashkimi i Aleancës Socialiste.

Në vijim janë përditësimet më të fundit 👇

02:20 Rezultatet pas 97.45% të votave të numëruara

Këtu janë rezultatet më të fundit të orës 00:45 sipas orës lokale:

Recep Tayyip Erdoğan: 49.35%

Muharrem Ince: 0.43%

Kemal Kilicdaroğlu: 44.97%

Sinan Oğan: 5.25%

Ndërsa me votat e diasporës Erdogan pritet të merr rreth 0.7% që do të thotë në total arrin në 50.05% kështu mund të fitoj pa balotazh.

Ndryshe, rreth 60,7 milionë qytetarë turq kishin të drejtën për të votuar në zgjedhjet e 14 majit në Türkiye, përfshirë 3,4 milionë votues jashtë vendit dhe 4,9 milionë qytetarë kishin të drejtën e votimit për herë të parë.

Çdo votues kishte mundësi të hedh dy vota, një për presidentin dhe një për 600 vendet e parlamentit, të cilët do të shërbejnë për një mandat 5-vjeçar.

Në garën presidenciale ishin presidenti Recep Tayyip Erdoğan, i cili kërkon rizgjedhjen, kandidati i opozitës më të madhe, Kemal Kılıçdaroğlu, kandidatit Sinan Oğan, si dhe kandidati Muharrem İnce, i cili u tërhoq nga gara të enjten.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreRajoni