LAJMI I FUNDIT: Vdes lojtari në fushë gjatë ndeshjes në Prizren

Një lojtar junior i Trepçës ’89 ka vdekur në fushën e lojës , në ndeshjen kundër A&N në Korishë të Prizrenit.Lojtari dyshohet se ka pësuar arrest kardiak.

Talenti i madh i futbollit kosovar, Erion Kajtazi ka qenë duke luajtur në ndeshjen A&N – Trepça’89, në kuadër të Superligës në kategorinë e juniorëve, kur në një moment ka rënë pa vetëdije në fushë.

Stafet mjekësore të të dyja klubeve kanë intervenuar me shpejtësi për t’i ofruar ndihmë dhe më pas me urgjencë e kanë dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren.

Megjithatë, përkundër përpjekjeve maksimale të mjekëve, Erioni nuk ka dhënë shenja jete dhe është konstatuar vdekja e tij nga ataku kardiak.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi