Lansohet sistemi i përcjelljes së faturave, Murati: Zvogëlon hapësirën për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve në bashkëpunim me USAID-in, kanë lansuar Sistemin e Përcjelljes së Faturave, që synon të përmirësojë transparencën, llogaridhënien dhe efikasitetin në menaxhimin financiar publik në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Financave Hekuran Murati, ka thënë se ky projekt do të  zvogëloj barrën administrative dhe do të ofroj transparencë dhe mundësi për planifikim më të mirë.

Sipas tij, kjo do të zvogëloj hapësirën për keqpërdorim të detyrës zyrtare apo edhe korrupsion.

“Ka kohe që kishim nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit për këtë projekt, me në fund po materializohet e gjithë ajo punë. Është një hap tepër i rëndësishme edhe sa i përket digjitalizimit të proceseve. Transparenca çdo herë, sikur rrezet e diellit kur ndriçojnë errësirën, zvogëlojnë hapësirën për keqpërdorim të detyrës zyrtare apo edhe korrupsion. Duke u siguruar që përmes këtij sistemi të gjurmimit të faturës operatori ekonomik ta dije në çdo kohë në cilën pjesë të procesit është pagesa dhe kur mund të pres t’i marr paratë”, ka thënë ai.

Noel Bauer, drejtor për Demokraci dhe Qeverisje në USAD, se projekti në fjalë synon që t’i forcoj institucionet publike dhe ato të trajnohen në mënyrë të saktë në përmbarim.

“Është dita kur në kemi konfirmuara për përkushtimin tonë për luftën kundër korrupsionit, llogaridhënies po ashtu zotohemi që të ndërtojmë një botë më të drejtë për të gjithë qytetarët dhe shtet. Sot është e veçanta sepse USAID dhe Ministria nuk duhet ta kufizojnë vetën në përkufizim. Pagesat e vonuara në Kosovë në sektorin publik kanë hapur derën për favorizimin e korrupsionit, e kanë dobësuar transparencën. Një funksion i tillë është më i rëndësishëm se sa autostradat. Vonesat më muaj të tërë pa ndonjë arsye dhe pa mundësi për t’i përshpejtuar procedurat ka ardhur deri te njohja e kësaj mungese dhe përgjegjësi dhe Ministria sot po e lanson këtë sistem të ndërtuar se bashku me ndihëm  USAID. Përcjellja e këtyre faturave minimizon vendimmarrjen e cila mund të dërgoj në praktik korruptive. Ky sistem ju mundëson edhe blerësve që të përcjellin faturat e tyre dhe t’i marrin ato pa vonesa”, ka thënë ai.

Në emër të operatorit ekonomik, Vehbi Neziri, ka prezantuar projektin se si shkon procesi i faturimit me këtë projekt.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi