Largimi i Lavrovit nga takimi i G20, vjen reagimi i Borrellit

Josep Borrel, shefi i politikë së Jashtme të Bashkimit Evropian e ka përshkruar sjelljen e kryediplomatit rus Sergey Lavrov si “jo shumë respektuese” pasi ministri rus u largua herët nga takimi i G20.

“Sjellja e tij nuk ishte e respektueshme”, raporton Al Jazeera, transmeton Express.

Lavrov kishte thënë se “rusofobia tash është e tërbuar”.

Ministri i jashtëm, Sergej Lavrov u shpreh i gatshëm për negociata me Turqinë dhe Ukrainën për çështjen e zhbllokimit të eksporteve të grurit.Por veprimet e tij treguan të kundërtën, pasi zyrtari rus nuk ishte i pranishëm në sallë kur fjalën e mori homologu i tij nga Kievi, i cili akuzoi Moskën se po zbaton “lojëra urie” me botën.

Kategoritë
BotaLajme