Lavrov çon mesazhe: Do t’i përgjigjemi me hapa konkretë sulmeve me dronë

Sulmi me dronë në Kremlin është një akt armiqësor dhe Rusia do të përgjigjet me hapa konkretë, tha sot ministri i Jashtëm rus, Serghei Lavrov, sipas “Interfax”.

“Problemet në Ukrainë nuk mund të zgjidhen duke ‘ngrirë’ linjën e kontaktit në Donbas, kjo është një çështje gjeopolitike”, shtoi Lavrov.

Ukraina e ka mohuar këtë dhe Shtëpia e Bardhë ka hedhur poshtë pretendimet ruse.

“Ky është një akt armiqësor, është e qartë se terroristët e Kievit nuk mund ta kishin kryer atë pa dijeninë e zotërinjve të tyre”, tha Lavrov.

Kategoritë
BotaLajme