Lavrov: Instruktorët francezë në Ukrainë “objektiva legjitime” për forcat e armatosura ruse

Lavrov komentoi mbi raportet e mediave që pretendojnë se grupi i parë i oficerëve francezë mund të mbërrijë në Ukrainë këtë javë, duke theksuar se ka shumë fakte që konfirmojnë se ushtarakët francezë kanë punuar në Ukrainë për disa kohë

Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergey Lavrov, ka deklaruar se instruktorët ushtarakë francezë që punojnë në Ukrainë janë “objektiva legjitime” për forcat e armatosura ruse, transmeton Anadolu.

Shefi i diplomacisë ruse qëndron për vizitë në Republikën Demokratike të Kongos, ku në qytetin Oyo u takua me homologun e tij, Jean-Claude Gakosso. Në konferencën e përbashkët për media, Lavrov komentoi mbi raportet e mediave që pretendojnë se grupi i parë i oficerëve francezë mund të mbërrijë në Ukrainë këtë javë, duke theksuar se ka shumë fakte që konfirmojnë se ushtarakët francezë kanë punuar në Ukrainë për disa kohë.

“Kam arsye të besoj, në këtë drejtim, ka shumë fakte konkrete se instruktorët francezë tashmë po punojnë në Ukrainë. Kushdo që të jenë, anëtarë të forcave apo thjesht mercenarë, ata përfaqësojnë një objektiv absolutisht legjitim për forcat tona të armatosura”, tha Lavrov.

Më pas, Lavrov foli për iniciativën e presidentit të Republikës Demokratike të Kongos, Denis Sassou Nguesso, për të thirrur një “konferencë të paqes gjithë-libiane”. Ai premtoi mbështetjen e Rusisë për të bashkuar palët ndërluftuese.

“Ne mbështesim plotësisht iniciativën e presidentit të Republikës së Kongos, Denis Sassou Nguesso, për të përgatitur një konferencë të vërtetë pan-libiane dhe do të përdorim kontaktet tona me forca të ndryshme libiane për t’i mbledhur ato në këtë platformë”, tha Lavrov.

“Ne mbështesim plotësisht iniciativën e presidentit të Republikës së Kongos, Denis Sassou Nguesso, për të përgatitur një konferencë të vërtetë pan-libiane dhe do të përdorim kontaktet tona me forca të ndryshme libiane për t’i mbledhur ato në këtë platformë”, tha Lavrov.

Ai gjithashtu theksoi se konferenca mund të kontribuojë në zgjidhjen e sfidës kryesore me të cilën po përballet vendi aktualisht, të ndihmojë palët kundërshtare të pajtohet dhe të zhvillojnë një qasje të përbashkët për rivendosjen e shtetësisë së Libisë.

Kategoritë
BotaLajme