Lavrov për Samitin e NATO-s: Shumë para thirrjes së tij, Rusia është shpallur armike

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, ka thënë se shteti i tij është shpallur armik i NATO-s, ende pa u thirrur samiti i aleancës veri-atlantike.

“Sa për planet që po përgatiten në Samitin e NATO-s, për ta na shpallur kërcënim, për ta shpallur Kinën një sfidë sistematike, Rusia është shpallur armike shumë kohë përpara se samiti të thirrej”, është shprehur Lavrov, raporton TASS.

Kryediplomati rus ka thënë se sa më tepër që vendet perëndimore të dërgojnë armë në Ukrainë, aq më tepër do të zgjasë konflikti, siç e quan ai, transmeton KlanKosova.tv.

Në Madrid të Spanjës ka nisur sot samiti i vendeve anëtare të NATO, ku do të mbahet për dy ditë, deri më 30 qershor.

Kategoritë
BotaLajme