Partneriteti euroatlantik po krijon kushtet për një luftë të re nën udhëheqjen e Gjermanisë, Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar, ka paralajmëruar ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
“Të gjitha këto struktura euroatlantike, sipas mendimit tim, kanë dështuar. Ato nuk kanë arritur të konsolidojnë sigurinë dhe stabilitetin. Ajo që kanë arritur është vetëm nxitja e tensioneve dhe militarizimi i ri i Evropës, përfshirë edhe Gjermaninë, pavarësisht faktit se situata ekonomike dhe sociale është në përkeqësim,” deklaroi Lavrov gjatë Forumit Diplomatik në Antalia.
Ai theksoi se të gjitha përpjekjet e kësaj bashkësie euroatlantike janë përqendruar në përgatitjen e një lufte të re, duke nënvizuar se udhëheqësit kryesorë janë Gjermania, Franca dhe Britania.
Sipas Kremlinit, Rusia nuk paraqet kërcënim për askënd, por nuk do të injorojë veprimet që cenojnë interesat e saj.