Lavrov tha se Moska dhe Washingtoni kanë vendosur të emërojnë ambasadorë sa më shpejt të jetë e mundur dhe të punojnë drejt eliminimit të pengesave që ndikojnë në funksionimin e ambasadave të tyre.
Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov tha se Rusia dhe SHBA kanë rënë dakord të zgjidhin çështjet në lidhje me misionet e tyre diplomatike “një herë e përgjithmonë”, raporton Anadolu.
Duke folur pas një takimi në kryeqytetin saudit Riad, Lavrov tha se Moska dhe Washingtoni kanë vendosur të emërojnë ambasadorë sa më shpejt të jetë e mundur dhe të punojnë drejt eliminimit të pengesave që ndikojnë në funksionimin e ambasadave të tyre.
Kryediplomati rus tha se takimi kishte për qëllim të vendoste bazat për takimin Putin-Trump dhe të identifikojë çfarë duhet bërë.
Bisedimet dypalëshe, që synojnë normalizimin e operacioneve diplomatike, u fokusuan gjithashtu në përfundimin e luftës në Ukrainë dhe bashkëpunimit të ardhshëm për çështjet gjeopolitike dhe ekonomike.
Lavrov tha gjithashtu se SHBA do të shpallë së shpejti përfaqësuesin e saj për diskutime mbi konfliktin e Ukrainës, ndërsa të njëjtëngjë do ta bëjë edhe Rusia.
Ai u shpreh se gjatë bisedimeve, pala amerikane propozoi moratorium të sulmeve ndaj infrastrukturën energjetike të Rusisë dhe Ukrainës, por shtoi se “kjo u refuzua nga Moska”.
Lavrov tha se shpreson të ketë për konsultime të rregullta midis Rusisë dhe SHBA-së për çështje kyçe.
Ai u shpreh se Moska ndjen përkushtimin e plotë të SHBA-së për të “arritur progres”, duke shtuar se edhe Rusia ka të njëjtin qëndrim.
Diskutimet, të organizuara nga Arabia Saudite për të mbështetur dialogun diplomatik, shënojnë takimin e parë midis diplomatëve rusë dhe amerikanë që nga fillimi i luftës në Ukrainë më 24 shkurt 2022, gati tre vjet më parë.
Delegacioni rus u kryesua nga Ministri i Jashtëm Sergey Lavrov dhe përfshiu ndihmësit presidencialë Yury Ushakov dhe Kirill Dmitriev.
Nga ana amerikane, delegacionin e kryesoi Sekretari i Shtetit Marco Rubio, i shoqëruar nga këshilltari për sigurinë kombëtare, Mike Waltz dhe Steve Witkoff, i dërguari special për Lindjen e Mesme.