Ministria e Jashtme e Rusisë njoftoi se më 15 shkurt, Sekretari amerikan i Shtetit, Marko Rubio, me iniciativën e palës amerikane, zhvilloi një bisedë telefonike me ministrin rus të punëve të jashtme, Sergej Lavrov.
Sipas Ministrisë së Jashtme ruse, biseda mes krerëve të diplomacisë së Rusisë dhe SHBA-së konfirmoi synimin e të dyja palëve për bashkëpunim në çështje aktuale ndërkombëtare, përfshirë zgjidhjen e çështjes së Ukrainës dhe krizën në Lindjen e Mesme.
Në deklaratën e Ministrisë së Jashtme ruse thuhet se, ashtu si presidentët Trump dhe Putin, edhe të dy ministrat e jashtëm vendosën të mbajnë një linjë komunikimi të hapur.
Kjo bisedë u përdor gjithashtu si një platformë për planifikimin e takimit të paralajmëruar midis Donald Trump dhe Vladimir Putin.
Sipas raportimeve të mediave amerikane, takimi mes dy delegacioneve pritet të mbahet në fund të muajit në Arabinë Saudite.