Lazio është gati ta lejoj largimin e Muriqit, i vendos edhe çmimin e largimit

Vedat Muriqi pritet të largohet nga Lazio gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sulmuesi kosovar nuk po ka hapësira as në vitin e tij të dytë në kryeqytetin italian, duke luajtur shumë pakë minuta.

Reprezentuesi i Kosovës ka luajtur në 14 sfida mes kampionatit dhe Ligës së Evropës, por në total numëron vetëm 313 minuta lojë.

Kësisoj vet Muriqi ka kërkuar largimin nga Lazio, por edhe klubi është i interesuar për ta shitur atë.

Hull City dhe Fenerbahce janë dy skuadrat që kanë shprehur interesim për transferimin e tij dhe tani Lazio i ka vendosur çmimin e largimit.

Edhe pse dy skuadrat synon që ta merrnin Muriqin për një shumë rreth 10 milionë euro, kjo nuk do të jetë e mundur.

Lazio synon që nga shitja e Muriqit të fitojë së paku 17,5 milionë euro.

Kategoritë
Sport