Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka mbajtur sot takim me Grupin e ri Parlamentar të partisë që ai drejton.
Në këtë takim u bashkuan deputetët e rinj me ata me përvojë, për të vazhduar angazhimin politik të LDK-së në Kuvendin e Kosovës.
“Nga takimi i parë i Grupit të ri Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Mes deputetëve të rinj e atyre me plot përvojë, mes zërit të 171 mijë votuesve tanë, në rrugëtimin e palëkundur për Lidhjen tonë, për Republikën tonë, për qytetarët tanë” shkruan Abdixhiku raporton “Gazeta Blic”.
‘Një zë, një shtëpi, një qëllim’ shkruan kryetari i LDK-së.
Postimi i plotë:
Nga takimi i parë i Grupit të ri Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Mes deputetëve të rinj e atyre me plot përvojë, mes zërit të 171 mijë votuesve tanë, në rrugëtimin e palëkundur për Lidhjen tonë, për Republikën tonë, për qytetarët tanë!
Një zë, një shtëpi, një qëllim! ✌️