LDK: Qeveria po e rrezikon shëndetin e ushtarëve, të hënën seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit për të kërkuar përgjegjësi

Lidhja Demokratike e Kosovës sot në një konferencë për media përmes dy deputetëve të saj, Anton Quni e Armend Zemaj ka kritikuar Qeverinë lidhur me shqetësimet për mungesën e ushqimit për ushtarët e FSK-së, shkruan Reporteri.net.

Deputeti Quni tha se dështimet e qeverisë në furnimin me ushqim, po rrezikojnë ushtarët e Kosovës.

“Qeveria po e rrezikon shëndetin e tyre pa përgjegjshmërisë. Në Ferizaj ushtarët u shërbyen së fundmi me ushqim me konzerva, kjo është një turp. Dështimi për të ofruar ushqim të sigurt dhe të shëndetshëm nuk është vetëm një neglizhencë e detyrës, por gjithashtu një ofendim për ata që e mbrojnë vendin tonë”, tha Quni, shkruan Reporteri.net.

“Qeverisë i themi ndalo improvizimin, ndalo dështimin ndaj uhstarëve tanë, vepro tani për të siguruar  ushqim të sigrut dhe duhur për forcat e FSK-së dhe kthe profesionalizmin e kujdesit që forcat tona e meritojnë”, tha ai.

Tutje ai tha se nën drejtimin e LDK-së blerja e ushqimit dhe shërbimeve të tjera thelbësore për FSK-në do të menaxhohen me profesionalizëm, transparencë dhe parashkim.

“LDK ka një plan të qartë për ta rregulluar këtë. Nën drejtimin tonë, blerja e ushqimit dhe shërbimeve të tjera thelbësore për FSK-në do të menaxhohen me profesionalizëm, transparencë dhe parashikim. Ne do të prezantojmë standarde ndërkombëtare për të siguruar që ushtarët tanë të mos lihen më kurrë në një pozita të tillë të rrezikshme”, ka thënë Quni.

Kurse, deputeti tjetër i kësaj partie, Armend Zemaj, njoftoi se janë mbledhur nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme dhe për të kërkuar përgjegjësi.

“Kemi mbledhur nënshkrimet për një seancë të jashtëzakonshme si grupe politike opozitare për të adresuar këtë çështje dhe kërkuar përgjegjësi. Ky dështim dhe kjo logjikë e qasje e qeverisë është për interesa dhe afera korruptive që i kemi dëgju nuk duhet të tejkalohet pa ndëshkim politik dhe moral”, tha Zemaj. /Reporteri.net/.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi