Rafael Leao ka pranuar se nuk ka asnjë shpjegim për vështirësitë e Milanit pas humbjes ndaj Atalantas, por gjysmëfinalja e Kupës së Italisë ndaj Interit është një mundësi e fundit për të ndryshuar këtë sezon.
Shanset e ‘Rossonerëve’ për t’u kualifikuar në Evropë përmes Serie A kanë marrë fund praktikisht pas disfatës ndaj Atalantas me rezultat 1-0.
“Është e vështirë të japësh një shpjegim. Çfarë mund të them është se që nga dita kur erdhi Sergio Conceicao, ne kemi qenë në gjendje që të luftojmë më shpesh dhe të rikthejmë ndeshje ku ishim duke humbur”.
“Trajneri na ka sjellë këtë vendosmëri. Ka ditë, kur ne luajmë mirë dhe nuk fitojmë, ndërsa të tjerët luajnë keq dhe fitojnë. Nuk kam shpjegim për këtë”.
Tani e vetmja shpresë që ka Milani për ta shpëtuar këtë sezon është Kupa e Italisë, pasi nëse e fitojën atë trofe ata do të kualifikoheshin në Ligën e Evropës.
Ndeshja e parë gjysmëfinale ndaj Interit përfundoi baras 1-1, kështu që gjithçka do të vendoset ditën e mërkurë.
“Ne duhet të japim maksimumin tonë për të fituar dhe të arrijmë finalen, t’i bëjmë tifozët tanë të lumtur”.
“Jo vetëm ata, por edhe ne kemi nevojë për gëzim gjithashtu, sepse ka qenë një sezon shumë i vështirë. Ky është një derbi, nuk ke çfarë të thuash më shumë”.
“Ne duhet ta nisim me vendosmërinë e duhur për të fituar dhe ta fusim në kokat tona se ne mund ta marrim këtë trofe”, ka thënë Leao.