Lekaj tregon dëmet që janë shkaktuar nga reshjet e shiut në këtë fshat të Gjakovës

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka vizituar fshatin Babaj Bokës të Gjakovës me rastin e vërshimeve që kanë ndodhur mbrëmë për shkak të reshjeve të mëdha të shiut.

Lekaj ka parë nga afër dëmet që janë shkaktuar nga reshjet e mëdha të shiut, që përfshinë tërë territorin e Kosovës.

“Sot, së bashku me Kryetarin e Bashkësisë Lokale z. Ramë Talin dhe këshilltarin komunal të Gjakovës z. Shpend Bajramin vizituam fshatin Babaj Bokës me rastin e vërshimeve që kanë ndodhur mbrëmë për shkak të reshjeve të mëdha të shiut. Shpreh shqetësimin tim për situatën e krijuar në Komunën e Gjakovës dhe shpresoj që të tejkalohet sa më shpejtë”, ka shkruar Lekaj në Facebook.

Kategoritë
LajmeVendi