Lëndohet Mërgim Vojvoda – mungon në katër ndeshjet e Kosovës

Mërgim Vojvoda është lënduar dhe do të mungojë për katër ndeshjet e ardhshme që kombëtarja e Kosovës do t’i luajë në kuadër të Ligës së Kombëve.

Ishte Nacionale ajo që fillimisht e dha lajmin për mungesën e lojtarit, e tash së voni këtë gjë e konfirmoi edhe Arlind Sadiku.
Lojtari u lëndua në ndeshjen e fundit sezonale në Serie A që skuadra e tij Torino e zhvilloi ndaj Veronës.

Që prej atëherë, drenicaku po mundohet që të jetë gati për sfidat e ardhshme të “Dardanëve”, por duket se nuk po ka sukses.

Mungesa e Vojvodës do të lërë një boshllëk të madh në krahun e majtë te Kosova, pasi ka shumë pak lojtarë në dispozicion që mund të luajnë në atë pozitë.

Kategoritë
Sport