Futbollisti argjentinas Lionel Messi bëri debutimin e tij në aktrim duke u shfaqur në serialin e Disney-t “Los Protectores”, dhe rrjetet sociale janë vërshuar nga reagimet për rolin e tij të ri.
Messi u shfaq në sezonin e dytë të serialit argjentinas “Los Protectores”, duke luajtur veten. Komploti i serialit ndjek tre menaxherë futbolli të cilët së bashku përpiqen të dalin nga një situatë e vështirë financiare.
Prej disa javësh, fansat e argjentinasit po presin me padurim premierën e sezonit të dytë të “Los Protectores”.
https://twitter.com/TranslateMom/status/1673372238848860160
Ekipi i lartpërmendur i menaxherëve viziton yllin e futbollit në Paris dhe propozon një projekt që synon të mbështesë lojtarët e rinj që po hedhin hapat e tyre të parë në rangjet e ulëta të klubeve të ndryshme. Kjo ide i intereson Messit, por gjithçka shkon drejt greminës kur të ftuarit fillojnë ta ngacmojnë me kërkesa për foto dhe mbi të gjitha kur tentojnë t’i ofrojnë një punë.
Se si ia ka dalë Messi në rolin e tij të parë të aktrimit mund ta shihni në videon më poshtë, ndërsa videoja dhe e gjithë episodi shkaktuan reagime të shumta në rrjetet sociale.
https://twitter.com/StarPlusLA/status/1673369037043036162?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1673369037043036162%7Ctwgr%5E93aa219ec478ef091afec55eb33a69ca0f2274de%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.klix.ba%2Fmagazin%2Ffilm-tv%2Fleo-messi-se-pojavio-u-seriji-pogledajte-kako-se-nogometas-snasao-u-svom-glumackom-debiju%2F230629036
“Më i miri në botë edhe kur aktron”, “Leos tashmë i urojmë karrierën e aktrimit”, ishin disa nga komentet.
Reagimi i zemëruar i Messit në serial ka kujtuar disa detaje të ndodhura pas ndeshjes çerekfinale të Kupës së Botës në Katar kur ai u përplas me futbollistin holandez Wout Weghorst. Me atë rast, Messi i tha holandezit: “Qué miras, bobo?”, që do të thotë: “Çfarë po shikon, budalla?”.
Duke parë këtë fjali dhe videon që vërshoi rrjetet sociale në muajin dhjetor, fansat e futbollistit bënë shaka se ai do të thoshte sërish fjalinë “ikonë” në episodin e “Los Protectores”.