Indoneziani Veddriq Leonardo, e ka fituar medaljen e artë në “Parisi 2024” të enjten. Ai fitoi në garën e shpejtësisë në ngjitjen sportive, ndërsa për shtetin e Indonezisë ishte titull historik.
Amerikani Sam Watson vendosi rekord botëror kur e fitoi garën për medaljen e bronztë.
27-vjeçari Leonardo e përmirësoi kohën e tij dhe triumfoi pasi e përfundoi ngjitjen sportive për 4.75 sekonda.
Kinezi Wu Peng e fitoi medaljen e argjendtë me kohën 4.77 sekonda.
Ishte medalja e parë e artë për Indonezinë në ndonjë sport tjetër, pasi në të kaluarën, indonezianët kishin triumfuar vetëm në badminton.
Indonezia ka nëntë medalje qëkur debutoi në Lojëra Olimpike në vitin 1952.
Sporti i ngjitjes sportive ka debutuar në “Tokio 2020”.