Të premten, gazeta spanjolle ”Mundo Deportivo”, ka raportuar se Zinedine Zidane është afër të bashkohet me Bayern Munichun.
Trajneri francez i cili është pa punë që nga viti 2021, mund të jetë pasuesi i Thomas Tuchel, i cili do të largohet në përfundim të sezonit.
Klubi bavarez, objektiv kryesor e kishte rikthimin në stol të Julian Nagelsmann, por ai të premten nëshkroi kontratën e re me kombëtaren e Gjermanisë.
Gazeta franceze ”L’Equipe” raporton se Zinedine Zidane preferon të bashkohet me Manchester Unitedin para Bayern Munichut.
Sipas saj, francezi po vëzhgon me vëmendje situatën e Erik ten Hag në Manchester United dhe do të preferonte të merrte drejtimin e ”Djajve të Kuq” në sezonin e ri.