Less: Trump do të veprojë në Ballkan ashtu si në Ukrainë – po hidhen bazat për një zgjidhje ‘ndarje për njohje’ mes Kosovës dhe Serbisë

Donald Trump dëshiron t’i jap fund luftës në Ukrainë në mënyrën e tij, thotë Timothy Less, të cilin duket se nuk e kanë befasuar aspak lëvizjet e fundit të presidentit amerikan. Marrëveshja, thotë ai, bazohet në një “vlerësim brutalisht realist të balancës së fuqisë në terren” dhe “qëllimit strategjik të SHBA-së për ta thyer boshtin Kinezo-Rus”.

Sipas Less, gjërat mund të shkojnë kështu: “fillimisht Ukraina, pastaj Ballkani”. Ai pret që Trump do të përpiqet ta zgjidhë përfundimisht çështjen mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa Bashkimi Europian do të përpiqet t’i mbajë negociatat në Bruksel.

“Pra, unë shoh se gjërat do të zhvillohen në Ballkan ashtu si në Ukrainë – europianët si MB dhe Gjermania do të flasin ashpër, do t’i ekspozojnë parimet e tyre dhe do të kërkojnë që gjërat të zgjidhen sipas konceptit të tyre të moralit dhe ligjit. Por në praktikë europianët do të bëjnë pak për t’i zbatuar qëndrimet e tyre, duke e lënë SHBA-në ta zgjidhë çështjen e Kosovës ashtu siç dëshiron”.

Gazeta Express: Si e vlerësoni nxitimin e Presidentit Trump për ta mbyllur çështjen e luftës së Rusisë në Ukrainë?

Gazeta Express: Si mund të vazhdojë marrëdhënia mes Europës dhe SHBA-së, pasi Trump duket se po i lë europianët jashtë negociatave me Rusinë?

Por ka më shumë se kaq në marrëdhëniet SHBA-Europë sesa Ukraina. Trump ka thënë se dëshiron të shkëputet ushtarakisht nga Europa dhe t’ua kalojë përgjegjësinë për sigurinë e kontinentit vetë europianëve. Ai ka kërcënuar me tarifa tregtare në kontinent. Ai po e kërcënon edhe territorin e Europës me pretendimet e tij ndaj Greenlandës. Dhe ai po i mbështet partitë kryengritëse si AfD, e cila po e shqetëson establishmentin politik të Europës. Kështu që e gjithë marrëdhënia është në një fazë fluksi. Europianët po e ndjejnë një kombinim alarmi, frike dhe tradhtie, dhe bisedimet po fillojnë me shpejtësi për mënyrat për t’i mbrojtur interesat e tyre, siç është krijimi i një aleance të re mbrojtëse europiane.

Less: Trump ka qenë i butë me Mbretërinë e Bashkuar deri tash. Vetëm mund të spekulojmë për arsyet, por ato ndoshta kanë të bëjnë me lidhjet paraardhëse të Trumpit me Skocinë, marrëdhënien e tij të ngushtë me Nigel Farage dhe përpjekjet e dukshme të qeverisë laburiste për t’u sjellë mirë me Trumpin që nga zgjedhja e tij. ‘Tweet’-at e Trump, Musk dhe të tjerëve në administratë sugjerojnë se ata ndjejnë më shumë keqardhje sesa armiqësi për Britaninë – një superfuqi e dikurshme dhe vendlindja e shtetit demokratik liberal, e cila po bëhet gjithnjë e më e varfër, e parëndësishme dhe autoritare.

Less: Ne nuk e dimë ende se si do të përfundojë lufta – do ta zbulojmë në muajt e ardhshëm – por tashmë mund t’i nxjerrim disa konkluzione. Mund të shohim, për shembull, se administrata Trump udhëhiqet nga një logjikë realiste, e përcaktuar nga interesat strategjike të SHBA-së dhe jo nga ndjenja apo morali, dhe se ajo vepron në bazë të botës ashtu siç është, jo sipas botës siç do të donte të ishte. Mund të shohim se SHBA-ja pranon ndryshime kufijsh nëse kjo ndihmon për ta zgjidhur një problem. Dhe ne mund të shohim se SHBA-ja dëshiron t’i zgjidhë në vend se t’i ngrijë konfliktet e Europës, duke i lejuar SHBA-së ta zvogëlojë praninë e saj në Europë.

Gazeta Express: A mendoni se një fund i shpejtë i “problemit” në Ukrainë do t’i linte kohë Administratës Trump të merrej edhe me zgjidhjen përfundimtare të çështjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë?

Gazeta Express: A besoni se Administrata Trump mund ta mbyllë çështjen mes Kosovës dhe Serbisë?

Gazeta Express: Si do të gjenden Bashkimi Europian dhe Mbretëria e Bashkuar për këtë çështje tani që Trump është në Shtëpinë e Bardhë?

Megjithatë, pika më thelbësore për europianët do të jetë e jorelevanca e tyre. Tash për tash, ata janë të dobët, pasi i kanë lënë ushtritë e tyre të dobësohen dhe i kanë lënë ekonomitë e tyre të stagnojnë. Ata janë të vetë-absorbuar, duke ndjekur prej vitesh politika që i kanë çuar në krizë të brendshme politike. Ata janë ngurrues për t’iu kundërvënë SHBA-së, ndërkohë që Trump po e kërcënon Europën me tarifa dhe masa të tjera ndëshkuese. Dhe shumica thjesht nuk kujdesen mjaftueshëm për Ballkanin, një vend në të cilin nuk kanë interesa strategjike, për të dëshiruar të përfshihen.

Gazeta Express: Në intervistën tuaj të fundit për Express, keni parashikuar se Administrata Trump do ta braktisë Marrëveshjen e Ohrit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. A mund të ketë një ripërcaktim të kufijve?

Në këtë drejtim, një zhvillim i madh që ka ndodhur që kur folëm për herë të fundit në dhjetor është se SHBA-ja e ka adobtuar një qëndrim haptazi revizionist për çështjen e kufijve, duke përfshirë kërcënimet për aneksimin e Greenlandës, Kanadasë dhe kanalit të Panamasë, dhe marrëveshjen për ndarjen e Ukrainës nga Rusia. Pra, ajo që mund të themi me siguri është se SHBA-ja nuk do të ketë asnjë kundërshtim parimor për t’i rivizatuar kufijt në Ballkan, nëse kjo u shërben interesave amerikane.

Less: Po, mendoj se ardhja e administratës Trump është një lajm i keq për Kosovën. Richard Grenell është duke hedhur bazat për një zgjidhje të bazuar në ndarje për njohje, dhe tashmë po ushtron presion mbi Kosovën në masën që ajo refuzon ta pranojë këtë. Prisni më shumë nga ky presion në të ardhmen.

Kategoritë
BotaLajme