Lëvizja e Casemiro dhe Neymar bëri stuhi, përmenden edhe substanca të ndaluara

Brazili mundi bindshëm 4:1 Korenë e Jugut të hënën për të kaluar në çerekfinale të Kupës së Botës, dhe mediat dhe fansat në rrjetet sociale tani po debatojnë një detaj nga ajo ndeshje.

Gjegjësisht, derisa Neymar ishte gati të ekzekutonte një goditje të lirë, bashkëlojtari i tij Casemiro i futi diçka në hundë.

Disa tifozë besojnë se është një substancë e ndaluar dhe po i kërkojnë Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA) të kontrollojë se për çfarë bëhet fjalë.

Megjithatë, mediat braziliane pretendojnë se gjithçka është e pastër dhe se bëhet fjalë për një pomadë që përdoret për pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes.

Kujtojmë, Brazili i zgjidhi të gjitha dyshimet për pasimin që në pjesën e parë kur Vinicius, Neymar, Richarlison dhe Paqueta tundën rrjetën e koreanëve, ndërsa Seung-Ho Paik vetëm zbuti humbjen në vazhdim.
Shumë besojnë se ishte një nga paraqitjet më të mira nga brazilianët në kohët e fundit, dhe pjesa e parë ndoshta më e mira në 30 vitet e fundit apo më shumë.

Brazili do të luajë kundër Kroacisë në çerekfinale të Kupës së Botës dhe ky duel është caktuar të premten në orën 16:00.

Kategoritë
Sport