Lia e majmunëve, nga BE së shpejti 110 mijë doza të vaksinës

Komisioni Evropian do të nënshkruaj sot një kontratë për të blerë 110,000 doza të vaksinës kundër lisë së majmunit. Këtë e ka bërë të ditur komisionerja e shëndetësisë e BE-së, Stella Kyriakides.

Dozat së shpejti do të jenë të disponueshme për vendet anëtare që kanë më shumë nevojë për to. Sot 27 ministrat e shëndetësisë u mblodhën në Luksemburg për të bërë një bilanc të pandemisë Covid 19, situatën në Ukrainë dhe kërcënimet për shëndetin e qytetarëve evropianë.

Kategoritë
BotaLajme